Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit nuk i bën përshtypje nëse partitë opozitare e quajnë atë si presidente të Dejona Mihalit.
Ajo ka pyetur kush e ka thënë konkretisht këtë deklaratë, e kur gazetari i T7 përmendi emrin e deputetes së PDK-së Ganimete Musliut, Osmani u ngut në përgjigje.
Ajo u nis të thotë diçka për deputeten e PKD-së, por për në moment ndalon. “Njer….”, tha Osmani duke vazhduar pastaj me një tjetër përgjigje.
“As nuk ja vlen të merrem me akuza të Ganimete Musliut. Kemi gjëra më të rëndësishme në udhëheqje të shtetit”, tha ajo dhe u largua.