Nga Komuna e Prishtinës deri te ndërtesa e Qeverisë, punëtorët e Trafikut Urban dhe ai privat kanë dalë për të protestuar lidhur me bllokimin e buxhetit për kryeqytetin.
Protestuesit po qëndrojnë para ndërtesës me pankarta në duar, ku kanë disa pyetje për ministrin në detyrë të Financave.
“Hekuran, a e ke marrë pagën ti?”, “Cili nga ju punon pa paga kaq kohë”, duke i bërë thirrje që “t’i lirojë mjetet” sepse “Prishtina është e të gjithëve”.
Bashkë me ta, në protestë është bashkuar edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.