Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 270 gjoba dhe ka pezulluar 26 patentë shoferë.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 17-23.11.2025, janë shqiptuar 1. 270 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 26 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”
Po ashtu janë raportuar 37 aksidente, ku janë lënduar 21 persona.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 37 aksidente, nga të cilat:
– 17 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona
– 20 aksidente me dëme materiale”
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: – Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.”