Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 11 armë zjarri - Gazeta Express
string(69) "javen-e-kaluar-ne-rajonin-e-prishtines-u-sekuestruan-11-arme-zjarri-2"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 10:36

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 11 armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 10:36

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 192 urdhëresa të gjykatës.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  192  urdhëresa të gjykatës, prej tyre 57 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 11 armë zjarri dhe janë shqiptuar afër 4 mijë gjoba.

“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3997 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 502 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”