Dëshmia e babait të Naim Murselit: Nuk e di se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast - Gazeta Express
string(82) "deshmia-e-babait-te-naim-murselit-nuk-e-di-se-cka-ka-mundur-te-ndodhe-ne-kete-rast"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 10:24

Dëshmia e babait të Naim Murselit: Nuk e di se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 10:24

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të Naimit, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Kjo deklaratë ishte dhënë më 6.12.2023

Gjatë leximit të kësaj deklarate nga gjyqtarja Fatime Dormaku, teksa pyetet babai i Naimit, se a ka ndonjë dyshim se çfarë kishte ndodhur, ai kishte thënë:

“As nuk e di, as nuk e kam ndonjë dyshim se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast”, kishte thënë ai.

Ai ishte pyetur se a ka pasur djali i tij armë, për çka e kishte mohuar një gjë të tillë.

Shqyrtimi gjyqësor do të vazhdojë me administrimin e provave.