Të akuzuarit sillen në gjykatë – Vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt - Gazeta Express
string(75) "te-akuzuarit-sillen-ne-gjykate-vazhdon-gjykimi-ne-rastin-e-liridona-ademajt"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 9:42

Të akuzuarit sillen në gjykatë – Vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 9:42

Në Pallatin e Drejtësisë po mbahet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i cili ka ndodhur më 29 nëntor 2023.

Në seancë, tashmë janë të pranishëm edhe tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Në rastin e Liridona Ademaj kanë dëshmuar dëshmitarë okular, mjeku që bëri autopsinë, Naim Uka, eksperti Bujar Obertinca, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, e të tjerë.

Në seancën e fundit të mbajtur më 10 tetor, pritej të dëshmojë babai i Naim Murselit, Shaban Murseli por ai nuk ishte i pranishëm.