Monday Marks, 24 nëntor Java e festës kombëtare sjell plot party në lokale e restorane, por gjithandej Kosovës dhe Shqipërisë keni edhe ngjarje tjera, ekspozita, koncerte, shfaqje, që ja vlen m’i përcjellë. Qe Monday Marks!
Në javën e Ditës së Flamurit, kur “Xhamadani vija-vija” buçet n’çdo cep të qyteteve shqiptare, qe një super listë alternative e super ngjarjeve.
Prishtina e Tirana gjallërohen me një program të dendun kulturor: nga ekspozita “Home” e artistit Tizer në BOX01 më 27 nëntor, që shënon kthimin e tij emocional te Prishtina, te prezantimi i thellë retrospektiv “Ndjeshmëria ndaj riformimit” i Merita Selimi Spahijës në Galerinë Qahili më 24 nëntor; ndërkohë, Open Art Gallery sjell më 26 nëntor edicionin e gjashtë të Bienales së Akuarelit me 200 artistë nga 50 vende, ndërsa Project Space Sekhmet ofron më 27 nëntor një mbrëmje poetike e muzikore me performancën “Today You Are, Tomorrow You Are Not” nga Laurent.
Më 24 nëntor, te Reporting House, zhvillohet biseda për romanin e “Keqkuptimi” të Ledia Xhogës, ndërsa më 26 nëntor Lavjerrësi hap ekspozitën “OriginNova” të Mirëjeta Simitçiut që rikthehet te origjina përmes ngjyrës e formës. E për me festu kuq e zi në mënyrë muzikore, më 28 nëntor Kultura House sjell Franchise, Ale Rossi, Adrianin dhe Spoiled Artin në Grand Hotel, ndërsa Gate Club mirëpret Mind Against me një set që ndërthur IDM, house dhe techno.
Përtej kufinit joekzistues, nga 27 deri më 30 nëntor zhvillohet edicioni i dytë i Tirana Art Weekend, me mbi 17 hapësira të mbushura me ekspozita, performanca dhe platforma të reja të artit bashkëkohor.
Lista e plotë e ngjarjeve: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-24-nentor