Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshkruar si “të paharrueshme” mbrëmjen në Marines Ball, ku mori pjesë së bashku me aleatët e Kosovës në nderim të marinsave amerikanë.
Ajo theksoi se marinsat kanë qenë pranë popullit të Kosovës në ditët më vendimtare të shtetformimit dhe vazhdojnë të kontribuojnë për paqe në vend dhe në mbarë botën.
Osmani shprehu mirënjohje për shërbimin, sakrificën dhe partneritetin e pathyeshëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se kjo lidhje ka qenë gjithmonë themel i sigurisë dhe stabilitetit./Gazeta Express