Halimi, Kurtit e Muratit: Kthejuni arsyes shtetërore, buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet - Gazeta Express
string(92) "halimi-kurtit-e-muratit-kthejuni-arsyes-shteterore-buxheti-i-prishtines-duhet-te-zhbllokohet"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 17:37

Halimi, Kurtit e Muratit: Kthejuni arsyes shtetërore, buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 17:37

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet.

Ajo i është drejtuar Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit, duke u thënë kthejuni arsyes shtetërore.

“Lojërat politike dhe taktikat akuzuese ndaj tjerit, në kurriz të qytetarëve të Kryeqytetit duhet të marrin fund.  Buxheti i Prishtinës duhet të zhbllokohet, ndryshe, kjo qasje nuk lidhet më as me politikë, por me ndjeshmërinë ndaj njeriut si qenie. Jo të premten pasdite, po secilën ditë”, tha ajo.

Halimi u shpreh gjithashtu se Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato sipas saj, i ka bllokuar Qeveria

“Është e pabesueshme se si mund të bëhet propagandë deri në këtë pikë, sa të rrezikohet madje edhe mirëqenia e qytetarëve.  Prishtina gjeneron të hyra vetanake, edhe ato i ka bllokuar Qeveria – ato nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit:  Qytetarë mos lejnoni t’ju mashtrojnë! Albin Kurti dhe Hekuran Murati, kthejuni arsyes shtetërore”, ka shkruar Halimi./Klankosova.tv