Osmani: Xhemail Mustafa, një nga zërat më të artikuluar për liri e pavarësi - Gazeta Express
string(73) "osmani-xhemail-mustafa-nje-nga-zerat-me-te-artikuluar-per-liri-e-pavaresi"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 11:28

Osmani: Xhemail Mustafa, një nga zërat më të artikuluar për liri e pavarësi

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 11:28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Xhemail Mustafën, në 25 vjetorin e vrasjes.

“Në këtë përvjetor kujtojmë me nderim Xhemail Mustafën, një nga zërat më të artikuluar të lirisë, intelektualin që me penë, guxim e vizion mbrojti idealin e Kosovës së pavarur. Ai ishte bashkëpunëtori i palëkundur i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe një prej arkitektëve të mendimit politik që na çoi drejt shtetit që kemi sot.Por, plagët e së kaluarës nuk mbyllen pa drejtësi. Zbardhja e kësaj vrasjeje politike nuk është vetëm kërkesë morale, por detyrim i Republikës. Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Xhemail Mustafës!”, tha Osmani.

Në 25 vjetorin e vrasjes së Heroit të Kombit Xhemail Mustafa, nesër mbahet Akademi Përkujtimore.

Akademia Përkujtimore mbahet të hënën, 24 nëntor nga ora 12:00 në objektin e ish ndërtesës së Gërmisë, në Sheshin Skenderbeu ne Prishtinë.

Homazhet mbahen po të njejtën ditë në orën 10:30 në Gllamnik të Podujevës.