Sot protestohet për Daorsën në Gjakovë: Nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia - Gazeta Express
string(79) "sot-protestohet-per-daorsen-ne-gjakove-nuk-ndalemi-derisa-te-vendoset-drejtesia"

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 7:05

Sot protestohet për Daorsën në Gjakovë: Nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia

Lajme

Gazeta Express

23/11/2025 7:05

Një protestë do të mbahet sot në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahinë, 25-vjeçaren e cila vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Organizatorët njoftojnë se protesta do të nisë në orën 12:00 dhe kërkojnë veprim të vendosur nga institucionet e Kosovës dhe drejtësi për viktimën, duke akuzuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e saj të pambrojtur.

“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri”.

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës.