Plani 28 pikësh i paqes në Ukrainë - Starmer flet me Zelenskyyn dhe me Trump - Gazeta Express
string(74) "plani-28-pikesh-i-paqes-ne-ukraine-starmer-flet-me-zelenskyyn-dhe-me-trump"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 22:03

Plani 28 pikësh i paqes në Ukrainë – Starmer flet me Zelenskyyn dhe me Trump

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 22:03

Volodymyr Zelenskyy dhe Sir Keir Starmer kanë folur gjatë asaj që ka qenë një ditë e ngarkuar për Kievin dhe aleatët e tij.

Duke u përpjekur të përballet me një plan paqeje SHBA-Rusi, Zelenskyy thotë se biseda tashmë ka ndodhur, raporton Sky News.

Në një postim në Telegram, Zelenskyy thotë: “Kemi pasur një bisedë të gjatë, diskutuam shumë nuanca të punës diplomatike në planifikimin e procesit të paqes. Do të vazhdojmë të koordinohemi, dhe jam mirënjohës ndaj gjithë shoqërisë britanike për mbështetjen e tyre.”, përcjell Gazeta Express.

Zelenskyy shton se këshilltarë nga të dy vendet, si edhe nga SHBA, Franca dhe Gjermania, do të punojnë nesër në Zvicër.

Më pas kryeministri britanik foli gjithashtu me liderin amerikan Donald Trump.

Një zëdhënës i Downing Street thotë se kryeministri e informoi Zelenskyy-n për progresin e bisedimeve të koalicionit të vetëquajtur “të gatshëm”, në takimin e G20 në Afrikën e Jugut.

Më pas, me Trumpin, zëdhënësi thotë se Starmer ia përcolli këto bisedime liderit amerikan dhe se të dy udhëheqësit ranë dakord që ekipet e tyre të punojnë së bashku nesër në Gjenevë për planin e paqes me 28 pika.

Starmer dhe Trump ranë gjithashtu dakord të flasin sërish nesër.