Plani i paqes s’është oferta përfundimtare për Ukrainën thotë Trump, pasi liderët evropianë shprehën shqetësime - Gazeta Express
string(109) "plani-i-paqes-seshte-oferta-perfundimtare-per-ukrainen-thote-trump-pasi-lideret-evropiane-shprehen-shqetesime"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 19:20

Plani i paqes s’është oferta përfundimtare për Ukrainën thotë Trump, pasi liderët evropianë shprehën shqetësime

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 19:20

Donald Trump ka thënë se plani i tij aktual për paqen në Ukrainë nuk është oferta përfundimtare.

Duke folur jashtë Shtëpisë së Bardhë për gazetarët, presidenti amerikan u pyet nëse plani me 28 pika ishte “oferta përfundimtare”.

“Jo, aspak,” thotë ai, raporton Sky News, përcjell Gazeta Express.

Ai ka shtuar se: “Ne duam të arrihet paqja, kjo ka duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Lufta e Ukrainës me Rusinë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Sikur të isha unë president, nuk do të kishte ndodhur kurrë. Po përpiqemi ta përfundojmë. Në një mënyrë apo tjetër, duhet ta përfundojmë.”

Në përgjigje të një pyetjeje tjetër, ai vazhdoi të thotë: “Atëherë ai mund të vazhdojë të luftojë sa t’i dojë zemra”, – por nuk është e qartë për kë po i referohet.

Dje, ndërsa ndodhej në Zyrën Ovale me kryetarin e zgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, Trump tha se Zelenskyy “do t’i duhet ta pëlqejë” planin.

“Ne mendojmë se kemi një mënyrë për të arritur paqen. Ai do të duhet ta miratojë,” shtoi presidenti amerikan në atë kohë.