Alarmi i verdhë: Paralajmërohen përsëri reshje shiu e vërshime në Kosovë, pritet rritje e nivelit të Moravës e Binçës dhe Llapit - Gazeta Express
string(126) "alarmi-i-verdhe-paralajmerohen-perseri-reshje-shiu-e-vershime-ne-kosove-pritet-rritje-e-nivleit-te-moraves-e-binces-dhe-llapit"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 15:25

Alarmi i verdhë: Paralajmërohen përsëri reshje shiu e vërshime në Kosovë, pritet rritje e nivelit të Moravës e Binçës dhe Llapit

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 15:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar përsëri përkeqësim të motit, duke njoftuar për reshje të shiut dhe mundësi për vërshime në disa zona të vendit.

Pas reshjeve të ditëve të mëparshme në shumë lumenj është ulur sasia e ujit, por gjatë orëve në vijim si pasojë e reshjeve të shiut që pritet të bien, do të ketë rritje sidomos Pellgu i Moravës e Binçës.

Kjo do të ketë ndikim edhe tek rritja e sasisë së ujit në Pellgun Llapit.

“Duke pasur parasysh, situatën e përgjithshme të paqëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila është e përcjellur me reshje, duke shkaktuar edhe vërshime në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rritje, por reshjet e shiut të cilat parashikohen të bien gjatë orëve në vijim, sidomos në pjesën lindore (Pellgu e Moravës së Binçës), do të ndikojnë në ngritjen e niveleve sidomos aty-këtu mbarë e mëdhënë të rrjedhimshmërisë dhe Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime.

Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë të tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore, (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit).)”, thuhet në njoftimin e IHMKS-së.