Kryeziu ngre alarmin: Shumë profile fallco janë hapur për dezinformim dhe ndikim në zgjedhje - Gazeta Express
string(91) "kryeziu-ngre-alarmin-shume-profile-fallco-jane-hapur-per-dezinformim-dhe-ndikim-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 12:47

Kryeziu ngre alarmin: Shumë profile fallco janë hapur për dezinformim dhe ndikim në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 12:47

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka shkruar se në Kosovë tashmë janë hapur shumë profile fallco në rrjete sociale që prodhojnë lajme e përmbajtje me qëllim të ndikimit në zgjedhje. 

Kryeziu ka thënë se dezinformimi e godet demokracinë, sidomos në shtete si Kosova. 

“Nuk mund të aspirosh zgjedhje me integritet, e as shtet demokratik, nëse karrigen e pushtetit dhe të shtetit e përdor si mjet për dezinformim, shpifje e linçim.”, ka shkruar Kryeziu. 

Postimi i plotë: 

Duke parë shumë profile të hapura në rrjetet sociale, tashmë të faktuara edhe si fallco, vërehet angazhim i madh për të përdorur lajme, video e fotografi dezinformuese me të vetmin qëllim: ndikimin në zgjedhje.

Dezinformimi sot është një betejë globale, madje edhe në demokracitë më të zhvilluara. Por ndikimi i tij në demokracitë e brishta, si Kosova, është shumë më i drejtpërdrejtë: ai godet vlerat dhe aspiratat demokratike të shtetit.

Në vend që dezinformimi të luftohet dhe të minimizohet, tek ne është shndërruar gati në mjetin kryesor të të zgjedhurve dhe të emëruarve në pozita politike e shtetërore. Për një kohë të gjatë, përveç kundërshtarëve politikë, shënjestër kryesore janë bërë mediat, gazetarët, analistët dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Demokracia nuk matet vetëm me ditën e e votimit dhe pranimin formal të rezultateve, por si ta mbrojmë të vërtetën, integritetin e institucioneve dhe themelin e kulturës sonë demokratike nga manipulimet e qëllimshme për të ndikuar zgjedhjet.

Nuk mund të aspirosh zgjedhje me integritet, e as shtet demokratik, nëse karrigen e pushtetit dhe të shtetit e përdor si mjet për dezinformim, shpifje e linçim.