Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë, s'e thotë asnjë fjalë për gazetarët - Gazeta Express
string(91) "belinda-balluku-del-nga-gjykata-seanca-shtyhet-me-dy-ore-se-thote-asnje-fjale-per-gazetaret"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 9:57

Belinda Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë, s’e thotë asnjë fjalë për gazetarët

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 9:57

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pak se një orë.

Top Channel raporton se seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.

Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.