Gazetarja e pyet Mamdanin nëse mendon se Trump është fashist, presidenti ndërhyn: Në rregull është, mund të thuash që po - Gazeta Express
string(117) "gazetarja-e-pyet-mamdanin-nese-mendon-se-trump-eshte-fashist-presidenti-nderhyn-ne-rregull-eshte-mund-te-thuash-qe-po"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 9:21

Gazetarja e pyet Mamdanin nëse mendon se Trump është fashist, presidenti ndërhyn: Në rregull është, mund të thuash që po

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 9:21

Takimi shumë i pritur në Zyrën Ovale midis Donald Trump dhe Zohran Mamdani – kryetarit të zgjedhur të komunës së Neë York City, qytetit të dashur të presidentit amerikan – vështirë se ishte ai takimi kokë më kokë që shumë e kishin parashikuar. Të paktën për momentin, të dy njujorkezët dukeshin miqësorë, të buzëqeshur dhe optimistë të kujdesshëm për punën që mund të kryenin së bashku.

Mamdani dhe Trump shkëmbyen ofendime politike gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve për kryetar komune. Një gazetar në sallë të premten u kujtoi dy burrave se Trump e kishte quajtur Mamdani-n “komunist” dhe Mamdani e kishte quajtur presidentin “despot”.

Të dy burrat shmangën pyetje të shumta në lidhje me deklaratat e tyre të mëparshme dhe u kthyen përsëri te lavdërimet.

Megjithatë, gazetarët i pyetën ata për këto deklarata.

Trump madje e lejoi Mamdani-n të përgjigjej në një pyetje nëse kryetari i zgjedhur mendonte se presidenti ishte “fashist”.

Në tentimin e Mamdanit për t’u përgjigjur, Trump ndërhyri.

“Në rregull, mund të thuash thjesht po,” ndërhyri Trump, duke i dhënë Mamdani-t një prekje të lehtë në krah dhe duke buzëqeshur.

“Është më e lehtë sesa të shpjegosh”.