Shfaqja ajrore në Dubai kthehet në tragjedi, rrëzohet avioni, humb jetën piloti - pamje - Gazeta Express
string(83) "shfaqja-ajrore-ne-dubai-kthehet-ne-tragjedi-rrezohet-avioni-humb-jeten-piloti-pamje"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 7:27

Shfaqja ajrore në Dubai kthehet në tragjedi, rrëzohet avioni, humb jetën piloti – pamje

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 7:27

Një avion luftarak indian, HAL Tejas, u përplas dhe u përfshi nga flakët gjatë një demonstrimi në Dubai Airshow, duke shkaktuar vdekjen e pilotit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, në ditën e fundit të eventit ajror të mbajtur në Dubai World Central.

Forcat Ajrore Indiane konfirmuan se piloti humbi jetën dhe se është hapur menjëherë një hetim për të zbardhur rrethanat e aksidentit. “IAF shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës dhe qëndron pranë familjes së të ndjerit,” thuhej në deklaratë.

Pamjet e publikuara nga mediat indiane treguan avionin të mbuluar nga flakët dhe tymi i zi, ndërsa dëshmitarët thanë se mjeti fluturues po manovronte në një lartësi të ulët përpara se të rrëzohej me shpejtësi.

Ngjarja shkaktoi alarm në Aeroportin Al Maktoum, ku priteshin mbi 150 mijë vizitorë. Zyrtarët e Dubai Media Office e cilësuan vdekjen e pilotit “tragjike” dhe bënë të ditur se ekipet zjarrfikëse dhe të emergjencës reaguan menjëherë, duke pastruar skenën e ngjarjes brenda dy orësh. Pas ndërprerjes së shkurtër, demonstrimet ajrore u rinisën.

Tejas, i prodhuar nga kompania shtetërore indiane Hindustan Aeronautics Limited, është një nga projektet kryesore të modernizimit të flotës ajrore të Indisë, në një kohë kur Pekini po ndihmon Pakistanin të forcojë kapacitetet e tij ushtarake.

Kjo përplasje vjen pas një incidenti të ngjashëm në mars të vitit të kaluar në Rajasthan, ku një tjetër Tejas u rrëzua, por piloti mbijetoi. Avioni ka qenë në zhvillim që prej fluturimit të tij të parë testues në vitin 2001./TCh/