Aleatët e Ukrainës pritet të diskutojnë në samitin e G20 planin e paqes të propozuar nga Shtëpia e Bardhë - Gazeta Express
string(105) "aleatet-e-ukraines-pritet-te-diskutojne-ne-samitin-e-g20-planin-e-paqes-te-propozuar-nga-shtepia-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 7:16

Aleatët e Ukrainës pritet të diskutojnë në samitin e G20 planin e paqes të propozuar nga Shtëpia e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 7:16

Aleatët e Ukrainës do të kërkojnë të “forcojnë” një plan amerikan për t’i dhënë fund luftës me Rusinë kur të takohen në samitin e G20-së në Afrikën e Jugut, ka thënë kryeministri britanik Sir Keir Starmer.

Samiti fillon një ditë pasi Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Ukraina po përballet me “një nga momentet më të vështira në historinë tonë” për shkak të presionit për të pranuar planin – detajet e rrjedhura të të cilit janë parë si të favorshme për Moskën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Zelensky zhvilloi bisedime telefonike me Sir Keir dhe liderët e Francës dhe Gjermanisë të premten. Pas kësaj, kryeministri tha se “miqtë dhe partnerët” e Ukrainës mbeten të përkushtuar për të siguruar “paqe të qëndrueshme njëherë e përgjithmonë”.

As Presidenti amerikan Donald Trump dhe as Presidenti rus Vladimir Putin nuk po marrin pjesë në G20.

Plani amerikan për paqen, i përhapur gjerësisht në media, përfshin propozime që Kievi i kishte përjashtuar më parë, duke përfshirë dorëzimin e zonave lindore që aktualisht i kontrollon.

Washingtoni ka ushtruar presion që Kievi të pranojë planin dhe dërgoi këtë javë zyrtarë të lartë të Pentagonit në Ukrainë për të diskutuar propozimet.

Por në Europë ka shqetësim për atë që perceptohet si një sërë kushtesh shumë të anuar në favor të Moskës. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e quajti mundësinë e miratimit të planit një “moment shumë i rrezikshëm”.