Merz dhe Trump diskutojnë për planin e paqes për Ukrainën: Biseda ishte e mirë dhe konfidenciale - Gazeta Express
string(95) "merz-dhe-trump-diskutojne-per-planin-e-paqes-per-ukrainen-biseda-ishte-e-mire-dhe-konfidenciale"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 23:59

Merz dhe Trump diskutojnë për planin e paqes për Ukrainën: Biseda ishte e mirë dhe konfidenciale

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 23:59

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz folën sot në telefon rreth planit të paqes së ShBA-së për Ukrainën. 

Merz e përshkroi bisedën e tyre si “të mirë dhe konfidenciale”.

“Ne kemi rënë dakord për hapat e mëtejshëm në nivel këshilltarësh. Tani do t’i informoj partnerët evropianë”, shtoi ai.

Kjo vjen pas raportimeve se Ukraina dhe Gjermania janë midis katër vendeve që po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit 28-pikësh.

Sky News kupton nga burime të BE-së se Trump dhe Volodymyr Zelensky do të zhvillojnë një telefonatë javën e ardhshme për të diskutuar planin e propozuar.