Aksidenti mes kamionëve dhe veturës në Rrëshen ku humbi jetën një 24 vjeçar, mediat në Shqipëri me detaje të reja - Gazeta Express
string(112) "aksidenti-mes-kamioneve-dhe-vetures-ne-rreshen-ku-humbi-jeten-nje-24-vjecar-mediat-ne-shqiperi-me-detaje-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 22:25

Aksidenti mes kamionëve dhe veturës në Rrëshen ku humbi jetën një 24 vjeçar, mediat në Shqipëri me detaje të reja

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 22:25

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, ku automjeti me targa AA473FL është përplasur fillimisht me një kamion dhe më pas me një kamion-trailer.

Nga përplasja e rëndë ka humbur jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik, i cili udhëtonte me mjetin me targa AA473FL. Drejtuesi i kamion-trailerit, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme, shkruan Top Channel.

Aksidenti ka bllokuar të gjithë qarkullimin në Rrugën e Kombit, duke detyruar devijimin e automjeteve drejt rrugës së vjetër Rubik–Rrëshen.

Qindra qytetarë kanë mbetur në trafik, ndërsa përdorues të rrugës raportojnë mungesë menaxhimi dhe situatë të kaotike.

Ndërkohë, efektivët e Policisë Rrugore kanë penguar gazetarët të afrohen në vendngjarje për të kryer detyrën. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit të rëndë.