U transmetua video kur Benita i përmend nënën Elijones, a do largohet - Gazeta Express
string(68) "u-transmetua-video-kur-benita-i-permend-nenen-elijones-a-do-largohet"

TV/Film

Gazeta Express

21/11/2025 22:01

U transmetua video kur Benita i përmend nënën Elijones, a do largohet

TV/Film

Gazeta Express

21/11/2025 22:01

Në Big Brother VIP Kosova, në një moment tensioni ka ndodhur mes Benitës dhe Elijonës, kur kjo e fundit tha se Benita e kishte prekur emocionalisht duke i përmendur nënën e ndjerë.

Benita kishte premtuar se do të dilte nga Big Brother VIP nëse e ka përmendur do të largohej nga Big Brother.

Megjithatë këtë pjesë, produksioni nuk ka transmetuar pjesën kur Benita thotë se do të largohet nga shtëpia.

Ndryshe, teksa debatonin, Benita dëgjohet duke i thënë: S’e ka nënën këtu, s’ka argumente”.

Më pas, ajo reagoi duke mohuar që kishte thënë ndonjë fjalë të tillë.

Elijona: “Jo por kjo po me kapet mua në nënë, më thotë ‘ku e ke mamin’”

Benita: “Kush tha ku e ke mamin?”

Elijona: “Cka the?”

Benita: “Ku e ke mamin?!” – Reagon duke pretenduar se nuk e kishte përmendur.

Elijona: “Pse e permende? Pse e përzien fjalën ‘mami’”

Benita: “Qysh mami? Kush tha mamin? Nëse unë kam thënë mamin, dal direkt, kamerat janë prezente, oj viktimë”.

Elijona: “Viktimë e jotja, unë kurrë jo”.

Ky episod ka shtuar tensionet mes banoreve dhe ka ndezur diskutime në rrjetet sociale, duke treguar se emocionet personale dhe provokimet vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.