Ariu i murrmë sulmon nxënësit dhe mësuesit në Kanada, 11 të plagosur - Gazeta Express
string(67) "ariu-i-murrme-sulmon-nxenesit-dhe-mesuesit-ne-kanada-11-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 19:15

Ariu i murrmë sulmon nxënësit dhe mësuesit në Kanada, 11 të plagosur

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 19:15

Një grup nxënësish të shkollës fillore dhe mësuesit e tyre u sulmuan gjatë një shëtitjeje pranë shkollës Acwsalcta, në verilindje të Vancouverit, nga një ari i murrmë.

Nga incidenti mbetën të plagosur 11 persona, ndërsa katër prej tyre u transportuan në spital me urgjencë, dy në gjendje kritike dhe dy të tjerë me lëndime të rënda.

Veronica Schooner, nëna e një prej nxënësve, tregoi se i biri 10-vjeçar, Alvarez, ishte aq pranë ariut teksa vraponte për t’i shpëtuar sulmit. Ajo u shpreh se mësues dhe anëtarë të tjerë të stafit u përpoqën të ndalonin kafshën, por një mësues “e pësoi më keq se të gjithë” dhe u dërgua me helikopter drejt spitalit.

Shërbimet e ambulancës konfirmuan se ofruan ndihmë të menjëhershme në vendngjarje dhe transportuan katër të plagosur në spital. Policja Madonna Saunderson deklaroi se lëndimet e fëmijëve janë “shumë serioze,” ndërsa disa prej tyre kanë pësuar trauma të thella psikologjike nga ngjarja.

Pas sulmit, autoritetet njoftuan se ariu agresiv ishte ende i lirë në zonë. Oficerët u armatosën dhe banorëve iu kërkua të qëndronin brenda dhe të shmangnin lëvizjet në autostradë. Disa banorë u organizuan për të ruajtur rrugët e komunitetit deri në gjetjen e kafshës.