Aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR-it në 2023 - Deklarohet Prokuroria Speciale - Gazeta Express
string(88) "aktakuze-ndaj-nje-personi-per-sulmin-ndaj-kfor-it-ne-2023-deklarohet-prokuroria-speciale"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 18:51

Aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR-it në 2023 – Deklarohet Prokuroria Speciale

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 18:51

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj një personi, L.M, për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Në njoftim thuhet edhe se, i dyshuari, akuzohet se me 29 maj 2023, në Zveçan, ka sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, përcjell Gazeta Express.

Njoftimi:

Aktakuzë ndaj L.M për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Prishtinë, 21 Nëntor 2025 –  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj L.M., për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

I pandehuri L.M. akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.