Stërvitje e përbashkët e KFOR’it, EULEX’it e Policisë- FSK merr pjesë në asgjësimin e mjeteve shpërthyese – detaje - Gazeta Express
string(9) "2944229-2"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 18:35

Stërvitje e përbashkët e KFOR’it, EULEX’it e Policisë- FSK merr pjesë në asgjësimin e mjeteve shpërthyese – detaje

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 18:35

KFOR ka njoftuar ata bashkë me EULEX’in dhe Policinë e Kosovës, sot kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët, “Golden Sabre 2025” në zonën stërvitore të Kampit Vrelo në Prishtinë.

Këtë, komandanti i KFOR’it, Ulutas, e përshkroi stërvitjen si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprimit mes kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe të bashkëpunimit efektiv me EULEX’in dhe Policinë e vendit, përcjell Gazeta Express.

‘’ Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mori gjithashtu pjesë, duke kryer operacione për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) dhe për trajtimin dhe asgjësimin e materialeve të rrezikshme (HAZMAT), në përputhje me mandatin e saj’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Sot, misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës (PK) zhvilluan stërvitjen “Golden Sabre 2025” në zonën stërvitore të Kampit Vrelo (Prishtinë).

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, e përshkroi stërvitjen si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprimit mes kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe të bashkëpunimit efektiv me organizatat e sigurisë në Kosovë — duke kontribuar në siguri të qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe në stabilitet rajonal.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mori gjithashtu pjesë, duke kryer operacione për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) dhe për trajtimin dhe asgjësimin e materialeve të rrezikshme (HAZMAT), në përputhje me mandatin e saj.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij — bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë. /GazetaExpress