Kabashi la gazetarinë për LDK-në: Viteve të fundit ka degraduar gjithçka, Kurti e VV pushtet autoritar - Gazeta Express
string(100) "kabashi-la-gazetarine-per-ldk-ne-viteve-te-fundit-ka-degraduar-gjithcka-kurti-e-vv-pushtet-autoritar"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 17:50

Kabashi la gazetarinë për LDK-në: Viteve të fundit ka degraduar gjithçka, Kurti e VV pushtet autoritar

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 17:50

Ish-gazetari i RTK-së, Festim Kabashi, i cili ka braktisur televizionin publik për t’iu bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se s’ka qenë një vendim i lehtë për të që ta braktis profesionin e gazetarit, shkruan Gazeta Express.

Kabashi ka thënë se vendimi i tij për të kaluar nga gazetaria në politikë, lidhet edhe me degradimin e ndodhur ndër vite, e sidomos gjatë viteve të qeverisë Kurti. Sipas Kabashit, nuk ka sektor që s’ka degraduar skajshëm.

“Duke e parë së fundi, shumë vite, veçanërisht vitet e fundit me këtë pushtet që kemi, një degradim të skajshëm të secilit sektor, përfshirë edhe sektorin e mediave. Kam menduar që të nis këtë rrugëtim, jo për ta braktisur gazetarinë, por për ta mbrojtur atë”, ka thënë Kabashi në FRONTAL.

Ai ka thënë se demokracia dhe liria e shprehjes në Kosovë janë sulmuar nga një pushtet “autoritar”.

“Është një person, një lider që ka bllokuar vendin tash e një vit. I bie një vit i shkuar dëm për teket e një individi”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement