Raportimet se u përfshi në vrasjet e civilëve me snajperë në Sarajevë, Vuçiq: Në Pale më çuan se flisja gjuhë të huaj - Gazeta Express
string(115) "raportimet-se-u-perfshi-ne-vrasjet-e-civileve-me-snajpere-ne-sarajeve-vuciq-ne-pale-me-cuan-se-flisja-gjuhe-te-huaj"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 17:07

Raportimet se u përfshi në vrasjet e civilëve me snajperë në Sarajevë, Vuçiq: Në Pale më çuan se flisja gjuhë të huaj

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 17:07

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se kishte ndonjë lidhje me atë që po quhet “safari snajperësh” –  vrasjet e dyshuara të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës nga të huaj të pasur që shkuan atje për të gjuajtur me snajperë ndaj civilëve.

Ai tha se nuk kishte mbajtur kurrë pushkë snajperi dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për një “safari”.

Vuçiq tha se do të ngrejë padi kundër gazetave që e publikuan këtë për të.

Ai shtoi se e dërguan në Pale si dikë që mund të fliste një gjuhë të huaj.

“E shihni se si Bild u distancua me një pikëpyetje. Të gjithë të tjerët bënë të njëjtën gjë. Telegraf madje publikoi një pjesë të redaktuar të përgjigjes së Suzanës. Ata ndoshta menduan se kur të ndodhte diçka e tillë, unë kisha diçka për të fshehur, se do ta mbuloja. Kjo tregon se sa shumë nuk më njohin dhe sa shumë nuk duan ta njohin të vërtetën”, tha Vuçiq, siç raporton RTS.

Ai shtoi gjithashtu se kundërshtarët e tij kishin, siç tha ai, akuza shumë më të shëmtuara kundër tij.

Akuzat ndaj Vuçiqit janë ngritur nga gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiq, i cili ka paraqitur një kallëzim në prokurorinë italiane. Autoritetet në Milano tashmë kanë hapur një hetim për përfshirjen e qytetarëve italianë, rusë dhe amerikanë në këto aktivitete të dyshuara kriminale.

Margetiq thotë se Vuçiq, në atë kohë i ri dhe pjesë e një njësie paraushtarake të lidhur me Partinë Radikale Serbe, ka qenë i pranishëm në pozicionet e snajperëve në varrezat hebraike të Sarajevës — një prej pikave më të njohura nga ku forcat serbe qëllonin qytetin.

Këtë lajm e publikoi edhe mediumi britanik “The Telegraph”./Express/