Bedri Hamza: S'ka vendim brenda PDK-së për përjashtim të Ramiz Lladrovcit, jam i bindur që do të vazhdojmë bashkë - Gazeta Express
string(110) "bedri-hamza-ska-vendim-brenda-pdk-se-per-perjashtim-te-ramiz-lladrovcit-jam-i-bindur-qe-do-te-vazhdojme-bashke"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 16:13

Bedri Hamza: S’ka vendim brenda PDK-së për përjashtim të Ramiz Lladrovcit, jam i bindur që do të vazhdojmë bashkë

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 16:13

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën e sotme për media ka folur edhe për problemin në mes të PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit i ndodhur në zgjedhje lokale.

Hamza ka thënë se s’ka ndonjë vendim në PDK që thotë se Ramiz Lladrovci është përjashtuar nga PDK.

Ai ka thënë se është i bindur që do të vazhdojnë bashkë për të maksimalizuar votën për PDK-në.

 “tek cështja e Drenasit, Ramiz Lladrovcin kërkush s’e ka përjashtu prej PDK-së. S’ka vendim brenda PDK-së që thotë se Ramiz Lladrovci s’është në PDK. Prandaj jam i bindur që ne bashkë do të vazhdojmë edhe të garojmë edhe ta maksimalizojmë votën për PDK-në:”, ka deklaruar Hamza.