Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në Samitin për Planin e Rritjes të mbajtur në Tiranë nën organizimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, shkruan Gazeta Express.
Kurti në tryezën, ku ishte e pranishme edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos dhe Drejtori Drejtor i Përgjithshëm për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka thënë se është hera e fundit që do të adresojë çështjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe sipas tij, ato duhet të hiqen.
“Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell.”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/