KPK nxjerr dy vendime për shkarkimin e Kelmendit dhe emërimin e Qalajt - Thuhet procedura u zhvillua në përputhje me Kushtetutën, ligjet e rregulloret - Gazeta Express
string(147) "kpk-nxjerr-dy-vendime-per-shkarkimin-e-kelmendit-dhe-emerimin-e-qalajt-thuhet-procedura-u-zhvillua-ne-perputhje-me-kushtetuten-ligjet-e-rregulloret"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 13:31

KPK nxjerr dy vendime për shkarkimin e Kelmendit dhe emërimin e Qalajt – Thuhet procedura u zhvillua në përputhje me Kushtetutën, ligjet e rregulloret

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 13:31

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes vendimit ka sqaruar se shkarkimi i Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit u bë në përputhje me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe rregullat e etikës profesionale.

Sipas arsyetimit të KPK-së, Besim Kelmendi u shkarkua pasi qëndrimet e tij publike dhe njëanshme lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit u konsideruan denigruese për pozitën dhe cenues të besimit të publikut në sistemin prokurorial.Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka përpiluar me shkrim dy vendimet: vendimin për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe vendimin tjetër për emërimin e Agron Qalajt në këtë pozitë.“Betimi për Drejtësi” tashmë ka siguruar të dy vendimet e KPK-së.

Fillimisht në vendim thuhet se Besim Kelmendi shkarkohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.Më pas është obliguar Sekretariati i KPK-së që ta publikojë vendimin brenda 15 ditësh në faqen e KPK-së. Vendimi thuhet se hyn në fuqi më 21 nëntor 2025.Në vendim thuhet se KPK, në takimin e 278-të të datës 20 nëntor 2025, ka propozuar shkarkimin e Kelmendit nga kjo pozitë, me arsyetimin se nga zhvillimet e fundit përkitazi me zgjedhjen e anëtarit të Këshillit ai ka shprehur publikisht një qëndrim të njëanshëm, përfshirë deklaratat në takimet e Këshillit dhe pozicionet publike në media.

Në vendim thuhet se këtë qëndrim të Kelmendit, Këshilli e ka konsideruar të njëanshëm, denigrues për pozitën në fjalë dhe cenues të besimit të publikut në sistemin prokurorial lidhur me procesin zgjedhor.Në vendim thuhet se pas propozimit të kësaj pike, pesë anëtarë të KPK-së e kanë lëshuar takimin në mënyrë të njëanshme dhe të kundërligjshme, pa asnjë arsyetim të bazuar, përfshirë këtu edhe vetë Kelmendin.Sipas vendimit thuhet se, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, Kelmendi është dashur të largohej vetë dhe të mos merrte pjesë në takim, pasi propozimi për shkarkim kishte të bënte drejtpërdrejt me të.

Kjo për të evituar konfliktin e interesit në vendimmarrje, meqenëse ai ishte subjekti i diskutimit të asaj pike për shkarkimin e tij.Në vendim është cituar dispozita ligjore e nenit 31, paragrafi 4, të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative:

“Në rastet e përjashtimit të një anëtari të organit kolegjial, organi funksionon si i tillë pa pjesëmarrjen e anëtarit të përjashtuar. Kuorumi dhe vendimmarrja llogariten pa marrë në konsideratë vendin apo votën e anëtarit të përjashtuar.”Gjithashtu është cituar edhe dispozita e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, në nenin 17, ku rregullohet procedura e deklarimit në rast të interesit privat të zyrtarit publik.

Tutje, në nenin 19 të tij, përcaktohet se zyrtari merr masa për vetëpërjashtimin ose përjashtimin paraprak nga procesi i vendimmarrjes, diskutimit dhe votimit të çështjes ku ai është subjekt.Sipas vendimit të siguruar thuhet se, edhe përkundër faktit që i është kërkuar të largohet nga takimi dhe se qëndrimi i tij në takim përbën shkelje të dispozitave të cituara më lart, Kelmendi ka vazhduar të qëndrojë në takim, duke arsyetuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës së tij si ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.Pas kësaj situate, në vendim përshkruhet se nga takimi janë larguar edhe anëtarë të tjerë.

Në vendim thuhet se KPK, e gjendur para kësaj situate, pas një pauze të shkurtër, ka vazhduar takimin meqë kishte kuorum të mjaftueshëm.Kjo me arsyetimin se në sallë kishin mbetur shumica e thjeshtë e anëtarëve të pranishëm: 5 (pesë) anëtarë të Këshillit nga radhët e prokurorëve, përkatësisht gjysma e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit + 1 (një), që i bie 5 nga gjithsej 9 (nëntë) anëtarët.

Kjo, bazuar në nenin 37/A, paragrafi 1, të Ligjit për ndryshimin/plotësimin e Ligjit për Këshillin, pas përjashtimit nga trajtimi dhe vendosja e kësaj pike që lidhej me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo mënyrë e vendimmarrjes, sipas KPK-së, është bërë në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe rregullave të etikës profesionale. Anëtarët unanimisht vendosën për aprovimin e propozimit për rendin e ditës me kërkesë për shkarkimin e U.D.-së së Kryeprokurorit të Shtetit, dhe më pas unanimisht morën vendim edhe për shkarkimin nga pozita e U.D.-së së Kryeprokurorit të Shtetit.Në fund të vendimit thuhet se, me qëllim të ruajtjes së standardit të drejtësisë në këtë institucion të rëndësishëm të sistemit prokurorial dhe të garantimit të një sistemi prokurorial efikas, llogaridhënës dhe të pavarur, Këshilli, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, me shumicë votash të anëtarëve të tij, vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.Në vendimin tjetër të KPK-së saktësohet se Agron Qalaj, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, caktohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.Në pikën tjetër të vendimit thuhet se Qalaj ushtron këtë pozitë nga data 21 nëntor 2025 e deri në një vendim tjetër.

Tutje, Qalaj me këtë vendim është obliguar të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij në pajtim me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, Sekretariati i KPK-së është obliguar ta publikojë vendimin brenda 15 ditësh në ueb-faqen e Këshillit.Në arsyetimin e vendimit thuhet se Qalaj, në takimin e mbajtur të Këshillit, ka shkarkuar Kelmendin nga kjo pozitë dhe se ai i plotëson të gjitha kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për ushtrimin e kësaj pozite.