Musliu: Udhëheqja e Albin Kurtit është dëshmuar e mangët në qeverisjen e shtetit, PDK ofron zgjidhje - e zgjidhja është Bedri Hamza - Gazeta Express
string(127) "musliu-udheheqja-e-albin-kurtit-eshte-deshmuar-e-manget-ne-qeverisjen-e-shtetit-pdk-ofron-zgjidhje-e-zgjidhja-eshte-bedri-hamza"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:56

Musliu: Udhëheqja e Albin Kurtit është dëshmuar e mangët në qeverisjen e shtetit, PDK ofron zgjidhje – e zgjidhja është Bedri Hamza

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:56

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke thënë se vendi po hyn në një fazë të rëndësishme politike që duhet shfrytëzuar për rikthimin e stabilitetit.

“Zgjedhjet e reja i shoh si moment të stabilizimit politik dhe reflektimit”, deklaroi Musliu.

Ajo tha se PDK-në e sheh si forcën kryesore në zgjedhje.

“PDK-në me Bedri Hamzën e shoh si forcën kryesore politike të këtyre zgjedhjeve”, theksoi ajo.

Musliu kritikoi qeverisjen e deritanishme, duke thënë se tashmë vlerësimi është i qartë.

“Tashmë nuk ka justifikime e as hamendje: udhëheqja e Albin Kurtit është dëshmuar e mangët në qeverisjen e shtetit”, u shpreh ish-deputetja për FrontOnline.

Sipas saj, alternativa e vetme që ofron stabilitet dhe qeverisje të përgjegjshme mbetet Partia Demokratike e Kosovës.

“PDK ofron zgjidhje e zgjidhja është Bedri Hamza’’,  tha Musliu.