Qalaj: PDK do të shkojë e vetme në zgjedhje - Gazeta Express
string(42) "qalaj-pdk-do-te-shkoje-e-vetme-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:38

Qalaj: PDK do të shkojë e vetme në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:38

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se ka muaj që janë duke kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Sipas tij, pasi zgjedhjet janë shpallur më 28 nëntor PDK është e gatshme për zgjedhje, por pa koalicion parazgjedhor.

‘’Ka muaj që ne jemi duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje për shkak se vendi ka qenë në bllokadë. Ne do të shkojmë në zgjedhje e vetme si PDK dhe me qëllimin që ti fitojmë zgjedhjet”, tha Qalaj. /Rtv21