Spitali i Pejës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot kanë pranuar 13 pacientë me probleme me frymëmarrje që dyshohet se janë shkaktuar nga tymi një zjarri të ndodhur në një banesë të qytetit.
7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit e Pejës.
Spitali i Pejës ka njoftuar se pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet që të lirohen.