Artan Zhiva fermer i zonës së Pirgut thotë se nga përmbytja ka dëme të mëdha.
Rreth 700 pula janë mbytur nga uji që ka vërshuar në fermën e tij ndërsa dëmi llogaritet mbi 10 milionë lekë.
Zhiva kërkon ndihmë pasi ekonomia e familjes së tij varet vetëm nga ky biznes.
Bllokimi i kanalit ka sjellë përmbytjen e fermës së Zhivës i cili thotë se bashkia Maliq nuk ka marrë asnjë masë.