Tetori Rozë sjell rezultatet: IP Petrol ndihmon gratë përballë kancerit të gjirit - Gazeta Express
string(80) "tetori-roze-sjell-rezultatet-ip-petrol-ndihmon-grate-perballe-kancerit-te-gjirit"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 11:23

Tetori Rozë sjell rezultatet: IP Petrol ndihmon gratë përballë kancerit të gjirit

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 11:23

Në Tetorin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, IP Petrol ka përmbyllur me sukses fushatën humanitare “Mbushe dhe Ndihmo”, një iniciativë që synon mbështetjen e grave dhe vetëdijesimit rreth kësaj sëmundjeje.

Gjatë gjithë muajit tetor, IP Petrol ndau nga çdo furnizim të realizuar në rrjetin e saj të pikave, duke gjeneruar fonde të dedikuara për programet mbështetëse të shoqatës “Jeta Vita”, përmes “Fondacionit Jahjaga”. Kontributi final do të dedikohet në programe që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Kampanja ‘Mbushe dhe Ndihmo’ ka qenë një prej nismave më domethënëse të këtij viti, nga IP Petrol, duke theksuar se fuqizimi i gruas dhe shëndeti i komunitetit mbeten prioritet strategjik për kompaninë. “Jemi mirënjohës për çdo klient që u bë pjesë e kësaj kauze. Çdo litër i furnizuar ka kontribuar në një qëllim më të madh.”

Kjo fushatë u prit jashtëzakonisht mirë nga klientët, duke shënuar pjesëmarrje të gjerë dhe mbi pritjet, ndërsa transparenca e procesit u garantua në bashkëpunim me organizatat përfituese.

IP Petrol rikthen përkushtimin për të vijuar mbështetjen e kauzave sociale edhe në të ardhmen, duke ndërtuar ura solidariteti dhe ndikim real në komunitet.