Deklaratat e Osmanit para shpalljes së datës së zgjedhjeve: U  turpërova, do t’i falej nëse do t'i bënte zëdhënësi i VV-së por jo presidentja - Gazeta Express
string(136) "deklaratat-e-osmanit-para-shpalljes-se-dates-se-zgjedhjeve-u-turperova-do-ti-falej-nese-do-ti-bente-zedhenesi-i-vv-se-por-jo-presidentja"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:10

Deklaratat e Osmanit para shpalljes së datës së zgjedhjeve: U  turpërova, do t’i falej nëse do t’i bënte zëdhënësi i VV-së por jo presidentja

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:10

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, profesori Enver Hasani, në një intervistë në ATV ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja pas dështimit të dytë të LVV-së së Albin Kurtit për të krijuar qeverinë e re, shkruan Gazeta Express.

Hasani ka komentuar një deklaratë të presidentes, Vjosa Osmani, e cila në një konferencë për media të enjten, ka treguar se pas dështimit të votimit të Konjufcës dhe para se të nënshkruaj shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe të caktojë datën e zgjedhjeve, kishte provuar që t’i bind edhe një herë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ktheheshin për të votuar buxhetin.

Profesori Hasani ka thënë se një deklaratë e tillë do t’i falej nëse do ta bënte zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje por jo një presidenteje e cila është edhe me profesion juriste.

Ish-kreu i Kushtetueses ka thënë se është ndjerë i turpëruar kur ka dëgjuar një deklaratë të tillë nga dikush që është jurist.

“Po e shihja, Vjosa thoshte, i luta edhe një herë, masi me automatizëm shpërndahet [Kuvendi], ajo tha i luta edhe një herë me u kthy në Kuvend me e votu buxhetin, ajo mund t’i falet zëdhënësit të VV-së, por jo presidentes së Republikës. Për fat të keq, atë dhe disa kolegë të tjerë kur po i shoh, po turpërohem, që me kaq paskrupullsi e shkelin etikën bazike profesionale”, ka thënë Hasani./Express/