Heroi shqiptar: Hidhet në kanal dhe shpëton një person në Itali - Gazeta Express
string(62) "heroi-shqiptar-hidhet-ne-kanal-dhe-shpeton-nje-person-ne-itali"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:17

Heroi shqiptar: Hidhet në kanal dhe shpëton një person në Itali

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:17

I riu që shikoni në video quhet Elton Zefi, një 32-vjeçar shqiptar që sot është temë e të gjitha mediave italiane.

Shumë e kanë quajtur hero, edhe për shkak të guximit që tregoi duke shpëtuar një jetë njerëzore.

Ngjarja ka ndodhur në Padova të Italisë, ku Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor, përcjell tch.

Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian.

Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, i moshuari u shpëtua dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.