Sonte në Pressing po diskutohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mundësitë e partive. Në studio janë Baton Haxhiu, Valon Syla, Ilir Mirena, Parim Olluri dhe Viktor Buzhala.
Haxhiu thotë se një mike e tij, e cila ka qenë e pranishme si diskutuesе në Komitetin Politik në Danimarkë, e ka cilësuar presidenten Vjosa Osmani si të padijshme dhe është habitur me deklarimin e saj se “në Kosovë janë shkatërruar 900 grupe kriminale”.
“Në Danimark në Komitetin Politik, mikja ime austriake që ka qenë prezente edhe që është në MPJ, më thotë: Si është e mundur që presidentja ka guximin dhe është aq e padijshme, që në komitetin politik të BE, në të zezë dhe në të bardhë, para të gjithëve thotë: Qeveria dhe shteti jon i ka shkatërru 900 grupe kriminale, nuk thotë banda por grupe. Pastaj del në konferencë dhe arsyetohet”.
Tutje, ai e akuzon presidenten Vjosa Osmani se po krijon, siç thotë ai, “rrëfimin e vet të poshtërsisë politike” me caktimin e datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor. Ai pranon se mban përgjegjësi edhe vetë, duke thënë se kishte menduar mirë për procesin demokratik, duke e përkrahur atë.
“Kjo është Vjosa Osmani, ajo që cakton datën 28. E cila realisht e ndërton rrëfimin e vet të poshtërsisë politike. Nuk mundesh me u sjell ndryshe, se për këtë grua një pjesë të mëkatit e kam mbi shpinë, se njeriu mendon për mirë për një proces demokratik”, përfundoi Haxhiu.