A mund t’i dalloni pikturat e Jackson Pollock-ut nga ato të një fëmije? Testi që po çmend internetin - Gazeta Express
string(98) "a-mund-ti-dalloni-pikturat-e-jackson-pollock-ut-nga-ato-te-nje-femije-testi-qe-po-cmend-internetin"

Fun

Gazeta Express

20/11/2025 19:24

A mund t’i dalloni pikturat e Jackson Pollock-ut nga ato të një fëmije? Testi që po çmend internetin

Fun

Gazeta Express

20/11/2025 19:24

Nëse mendoni se një fëmijë mund të krijonte pikturat kaotike të Jackson Pollock-ut, një studim i ri ju jep arsye të fortë për ta besuar këtë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se veprat e artistit amerikan – të famshme për spërkatjet dinamike me bojë vaji dhe esmalti – ngjajnë në mënyrë befasuese me imitimët që krijojnë fëmijët e moshës 4 deri në 6 vjeç.

Gjetjet sugjerojnë se “arti i vërtetë” mund të vijë po aq nga një piktor i lavdëruar sa edhe nga një fëmijë me bojëra uji.

Dhe tani pyetja është: a mund t’i dalloni ju?

Një test interaktiv i publikuar bashkë me studimin u kërkon përdoruesve të zgjedhin se cili imazh është krijuar nga një fëmijë dhe cili nga Pollock – detyrë aspak e lehtë, sipas rezultateve.

Çfarë ka zbuluar studimi i Universitetit të Oregonit?

Studiuesit morën pjesë 18 fëmijë dhe 34 të rritur, të cilëve u kërkuan të riprodhonin stilin e Pollock-ut duke spërkatur bojë të holluar në fletë të vendosura në dysheme.

Analiza tregoi se:

Të dyja grupet prodhuan kompleksitet të lartë vizual, të ngjashëm me strukturat “kaotike” të Pollock-ut.

Pikturat e të rriturve kishin më shumë bojë, trajektore më të gjera dhe mbulim më të madh të sipërfaqes.

Fëmijët krijuan shpërndarje më të vogla, me më shumë hapësira bosh dhe modele më të thjeshta.

Kur pikturat e të rriturve u vlerësuan për kompleksitet, interes vizual dhe kënaqësi estetike, ato me më shumë hapësira dhe më pak “fraktale” u konsideruan më të pëlqyeshme.

Ndërkohë, pikturat e fëmijëve rezultuan më tërheqëse sesa ato të të rriturve – një surprizë e madhe për studiuesit.

A imitojnë fëmijët Pollock-un më mirë se të rriturit? Po.

Studiuesit theksojnë se pikturat e fëmijëve ngjajnë më shumë me ato të Pollock-ut sesa pikturat e të rriturve. Për këtë arsye, ata dalin në përfundimin se:

Ose Pollock kishte një cilësi “fëmijërore” në mënyrën si pikturonte

Ose një fëmijë, realisht, mund të krijojë më afër stilit të tij

Profesori Richard Taylor, bashkautor i studimit, tha për Daily Mail:

“Studimi tregon se një fëmijë mund të pikturojë më afër stilit të Pollock-ut sesa një i rritur.”

Por ai shton edhe diçka interesante:

“Shprehja ‘Edhe fëmija im mund ta bënte këtë’ përdoret si fyerje ndaj artistit, por në fakt nënvlerëson fëmijët. Ne zbuluam se njerëzit e preferojnë pamjen e vizatimeve të fëmijëve – ashtu siç preferojnë veprat e Pollock-ut.”

Debati i madh: Art apo rrëmujë?

Konsulenti britanik i artit Benjamin Weaver mbron Pollock-un duke thënë se pikturat e tij nuk ishin thjesht spërkatje të rastësishme boje, por një shprehje spontane e psikikës dhe energjisë së tij.

“Për ata që thonë ‘Edhe fëmija im mund ta bëjë’, ne përgjigjemi: ‘Ndoshta po, por nuk mund ta ketë kuptuar ashtu’,” shprehet Weaver.

Edhe piktori tjetër i ekspresionizmit abstrakt, Robert Goodnough, thoshte:

“Kushdo mund të derdhë bojë në një kanavacë, por për të krijuar art duhet të pastrosh emocionet – dhe kjo u jep cilësinë e vërtetë veprave.” /GazetaExpress/