Besnik Tahiri: “Kurti ka qenë 50 herë në Mitrovicë me naftë të shtetit, krejt fushatën e bëri me para të shtetit” - Gazeta Express
string(109) "besnik-tahiri-kurti-ka-qene-50-here-ne-mitrovice-me-nafte-te-shtetit-krejt-fushaten-e-beri-me-para-te-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 17:47

Besnik Tahiri: “Kurti ka qenë 50 herë në Mitrovicë me naftë të shtetit, krejt fushatën e bëri me para të shtetit”

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 17:47

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në një intervistë për Kosova Live në T7, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ka keqpërdorur burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Tahirit, Kurti ka bërë dhjetëra vizita në Mitrovicë të financuara nga buxheti i shtetit.

“Z. Kurti ka qenë 50 herë në Mitrovicë me naftë të shtetit. Krejt fushatën LVV e bëri me para të shtetit”, tha ai, duke e cilësuar këtë si shkelje të parimeve të barazisë në garën politike.

Tahiri shtoi se përdorimi i resurseve publike për përfitime partiake dëmton besimin.

Për më shumë ndiqni intervistën: