Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar ankesën e PDK-së kundër vendimit të PZAP-së rreth kërkesës për rivotim në Mitrovicë të Jugut.
Supremja e ka pranuar në tërësi dhe si të drejtë vendimin e PZAP-së dhe ka konstatuar se s’ka bazë të mjaftueshme që Mitrovica e Jugut të dërgohet në rivotim.
“Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së”, thuhet në komunikatë.
“Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, vazhdon komunikata.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...