Latifi: Përderisa bota normale feston, ne shkojmë në zgjedhje- shenjë tjetër që kemi dalë jashtë binarëve - Gazeta Express
string(102) "latifi-perderisa-bota-normale-feston-ne-shkojme-ne-zgjedhje-shenje-tjeter-qe-kemi-dale-jashte-binareve"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 16:47

Latifi: Përderisa bota normale feston, ne shkojmë në zgjedhje- shenjë tjetër që kemi dalë jashtë binarëve

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 16:47

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me shpalljen datë së zgjedhjeve, të cilën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njoftoi se ka caktuar 28 dhjetorin.

Latifi ka thënë përderisa bota normale shkon në pushim për festat e fundvitit, ‘’ne do të shkojmë në zgjedhje’’, dhe se do ndërrimi i motmoteve do të na gjejë duke numëruar vota ‘’dhe, sipas mundësive, duke manipuluar rezultate’’.

‘’Kur e gjithë bota normale dhe e civilizuar shkon në pushim për festat e fundvitit, ne do të shkojmë në zgjedhje, dhe nata e ndërrimit të motmoteve do të na gjejë duke numëruar vota dhe, sipas mundësive, edhe duke manipuluar rezultate.

Kjo është edhe një shenjë tjetër që tregon se kemi dalë jashtë binarëve të normalitetit, dhe derisa ta thyejmë kokën fort diku, nuk kemi për ta marrë vesh këtë’’, ka shkruar ai.