“Në Parajsën Socialiste (Nuk bie shi)” shfaqet në Armata - Gazeta Express
string(52) "ne-parajsen-socialiste-nuk-bie-shi-shfaqet-ne-armata"

Arte

Gazeta Express

20/11/2025 16:16

“Në Parajsën Socialiste (Nuk bie shi)” shfaqet në Armata

Arte

Gazeta Express

20/11/2025 16:16

Kosovo 2.0 dhe Kino Armata organizojnë shfaqjen e filmit “Në Parajsën Socialiste (Nuk bie shi)”, të Ermela Telit që rikthen në ekran kujtesën e censuruar të periudhës së komunizmit në Shqipëri, kur arti kufizohej brenda kornizave të realizmit socialist.

Në film, Teli ndërthur arkivën personale me materiale nga arkivi shtetëror, duke eksploruar mënyrat se si mesazhet propaganduese të sponsorizuara nga shteti kanë ndikuar në marrëdhënie dhe në perceptimin e realitetit të asaj kohe. Filmi trajton ndikimin e periudhës së diktaturës në jetën publike dhe private, deri në politizimin e vetë shiut, i parë si agjent politik që nuk përputhej me ndërtimin e rendit socialist.

Pas shfaqjes, do të mbahet një bashkëbisedim me regjisoren, i moderuar nga Valmira Rashiti, redaktore në Kosovo 2.0.

Biografia e regjisores
Ermela Teli ka lindur në Tiranë dhe jeton e punon në Zvicër. Ajo mban një diplomë Master në regji dhe fokusohet në temat e kujtesës, historisë dhe politikës, të cilat i shpalos përmes filmit, fotografisë, tingullit dhe instilacioneve.

Filmi shfaqet me 22 nëntor nga ora 19:00.