Në shtëpinë e Evropës në Prishtinë, më 24 nëntor, nga ora 15:30 hapet ekspozita me fotografi, titulluar “BE-në për krah”.
Ekspozitën do ta hapë me një fjalë rasti ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Përmes fotografive që tregojnë investimet e BE-së dhe ndikimin e tyre në jetën e njerëzve dhe komuniteteve, do të keni mundësinë të shihni se si BE-ja në Kosovë po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.