Zgjedhje në prag të Vitit të Ri, Osmani: S'mund ta eliminoj si datë veç pse vjen mërgata - Gazeta Express
string(86) "zgjedhje-ne-prag-1te-vitit-te-ri-osmani-smund-ta-eliminoj-si-date-vec-pse-vjen-mergata"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 14:20

Zgjedhje në prag të Vitit të Ri, Osmani: S’mund ta eliminoj si datë veç pse vjen mërgata

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 14:20

Një prej arsyeve që u përfol se pse Vetëvendosje e partitë e saj aleate po e preferojnë datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve ishte edhe ardhja e mërgatës meqë në këtë datë përkojnë edhe festat e fundvitit.

Pikërisht këtë datë caktoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me liderët partiakë, disa prej të cilëve e preferuan 21 dhjetorin.

Për çështjen e mërgatës foli Osmani në konferencën për media. Ajo tha se nuk do ta eliminojë si datë veç pse vjen mërgata dhe se ata kanë të drejtë ligjore të votojnë.

“Më shumë ka mundësi që të kemi pjesëmarrje më të lartë të të gjithë qytetarëve me të drejtë vote më 28 dhjetor edhe pse kjo s’është e garantuar sepse ne s’mund të paragjykojmë sa qytetarë do të dalin e do të abstenojnë. Për momentin janë kryesisht paragjykime, por unë s’mund ta eliminoj një datë veç pse vjen mërgata sepse ata, e para kanë të drejtën kushtetuese ligjore që të dalin në votim dhe e dyta të kontribuojnë edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës edhe në ecjen përpara. Mos të flasim për kontributin historik. Si Presidente asnjëherë nuk do të doja që t’ua mohoja këtë të drejtë nëse ata dëshirojnë ta shfrytëzojnë. Por, shumica dërrmuese janë qytetarë që jetojnë çdo ditë”, tha ajo.

Osmani shtoi se ajo është presidente edhe e mërgatës dhe se do t’ia mbrojë edhe të drejtën e tyre.

“Se kur mërgata po investon në Kosovë, kur po dërgojnë remitanca në vlerë të buxhetit të Republikës së Kosovës, kur po investojnë në biznese që po krijojnë vende të punës, të gjithë po i dojmë, rrjedhimisht duhet t’i dojmë edhe kur të vijnë me i vizitu familjet edhe datën e zgjedhjeve. Unë jam presidente edhe e tyre dhe do ta mbroj të drejtën e tyre derisa jam në politikë pavarësisht në çfarë pozicioni jam”./Express/