Inspektorati mbyll 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate - Gazeta Express
string(62) "inspektorati-mbyll-12-qendra-masazhi-dhe-lokale-me-muzike-nate"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 14:12

Inspektorati mbyll 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 14:12

12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate janë mbyllur nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 123 subjekteve ekonomike, përkatësisht 73 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 50 operatorë ekonomik, që ushtrojnë veprimtari tregtare aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 12 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 14 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave dhe mandatit ligjor që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë, si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi.