‘‘A po i shërbeni VV’së’’, Osmanit s’i pëlqen pyetja, thotë se po i bëhet vetëm se është grua: Është ofenduese - Gazeta Express
string(101) "a-po-i-sherbeni-vvse-osmanit-si-pelqen-pyetja-thote-se-po-i-behet-vetem-se-eshte-grua-eshte-ofenduese"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 14:07

‘‘A po i shërbeni VV’së’’, Osmanit s’i pëlqen pyetja, thotë se po i bëhet vetëm se është grua: Është ofenduese

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 14:07

Presidentja Vjosa Osmani para gazetarëve përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka caktuar datën e 28 dhjetorit për zgjedhjet e jashtëzakonshme paralamentare.

Gjatë konferencës, ajo është pyetur se nëse ajo ‘’me vetëdije ose pa vetëdije, pa dashje’’ është duke i ‘’shërbyer’’ Lëvizjes Vetëvendosje, duke ia dhënë mandatarin e dytë, dhe pastaj duke caktuar këtë datë për zgjedhje.

Ndaj kësaj, Osmani ka reaguar ashpër, duke thënë se një pyetje e tillë s’do i bëhej një burri sipas saj, por vetëm një gruaje.

‘’Kjo është një pyetje ofenduse, që unë jam e bindur që t’i kurrë një burri nuk do të ia kishe bërë. Sepse ti kurrë një burri nuk i thua a po vepron pa vetëdije, një pyetje të tillë ia bëni vetëm një grua. Dua ti sigurojë qytetarët e Kosovës që asnjë vendim përgjatë gjithë karrierës time nuk e marrë pa vetëdije, pra e kam marrë vetëdije të plotë, me besim të plotë, që ky vendim është në interes të Kosovës.

E dyta, të gjitha partitë kanë thënë që nuk janë kundër mërgimtarëve, s’janë kundër mërgatës. Pra pse ju po paragjykoni që mërgata është vetëm në favor të një partie’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress