Gazetari i RTK Festim Kabashi i bashkohet LDK-së, Abdixhiku thirrje që t'i bashkohen kush "s'ndihet komfort me situatën" - Gazeta Express
string(115) "gazetari-i-rtk-festim-kabashi-i-bashkohet-ldk-se-abdixhiku-thirrje-qe-ti-bashkohen-kush-sndihet-komfort-me-situaten"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 13:01

Gazetari i RTK Festim Kabashi i bashkohet LDK-së, Abdixhiku thirrje që t’i bashkohen kush “s’ndihet komfort me situatën”

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 13:01

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar sot se partisë së tij i është bashkuar gazetari Festim Kabashi.

Ai tha se Kabashi ka një “një profil të fuqishëm profesional duke udhëhequr me dinjitet” dhe se shkuarja e tij në LDK është thirrje për përbashkim “të secilit i cili nuk ndien komfort me situatën e tanishme politike”.

“Festimi sot nisë një etapë të re në karrierën e tij politike. Angazhimin fisnik për Republikën. LDK sot e fiton një kuadër të ri, që beson në vlerat tona, rrugëtimin tonë e ekipin që kemi. Ardhja e tij, dhe të tjerëve pas tij, le të shihet si një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjenë komfort me situatën e tanishme politike; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim. Dyert e tona janë të hapura”, tha Abdixhiki.

Postimi i tij i plotë:

Mirë se vjen, Festim!

Festim Kabashi, një prej emrave më të njohur e spikatur të gazetarisë, dokumentarëve dhe menaxhimit strategjik në mediat kosovare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës, nga gazetar terreni, tek moderatori, redaktori, producenti, deri te drejtuesi i kanaleve kryesore televizive, Festimi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të rrallë në informimin e publikut dhe ndërtimin e mediave kredibile në vend.

I diplomuar në Shkenca Politike dhe Administratë Publike, ai ka ndërtuar një profil të fuqishëm profesional duke udhëhequr me dinjitet. Si autor e producent dokumentarësh, Festimi ka trajtuar temat më të ndjeshme sociale, politike dhe njerëzore, nga varfëria, të drejtat e fëmijëve, e deri te barazia gjinore dhe të drejtat e gruas për trashëgimi. Për punën e tij është vlerësuar me çmime prestigjioze nga UNKT, KOMF dhe organizata ndërkombëtare si BE dhe BIRN.

Festimi sot nisë një etapë të re në karrierën e tij politike. Angazhimin fisnik për Republikën. LDK sot e fiton një kuadër të ri, që beson në vlerat tona, rrugëtimin tonë e ekipin që kemi.

Ardhja e tij, dhe të tjerëve pas tij, le të shihet si një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjenë komfort me situatën e tanishme politke; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim.

Dyert e tona janë të hapura.

Festimi është i martuar me Blerta Foniqi Kabashi dhe kanë dy fëmijë, Klean 18 vjeçe dhe Oson 14 vjeç.

Mirë se vjen Festim Kabashi!

Paç shëndet e përkushtim në këtë rrugëtim të ri.