RTK në krizë financiare: BE përsërit paralajmërimet për Kosovën - Gazeta Express
string(62) "rtk-ne-krize-financiare-be-perserit-paralajmerimet-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 12:18

RTK në krizë financiare: BE përsërit paralajmërimet për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 12:18

Bashkimi Evropian ka përsëritur shqetësimet e shprehura më herët lidhur me situatën financiare në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

“Situata me transmetuesin publik po bëhet gjithnjë e më kritike, një pasojë e drejtpërdrejtë e bllokimit aktual institucional”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra e shtypit e Komisionit Evropian.

Në reagim theksohet gjithashtu se është thelbësore që një vend kandidat për anëtarësim në BE të sigurojë financim të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm, si dhe të mbështesë funksionimin e transmetuesit të tij publik.