Fatmir Limaj nga NISMA është prononcuar për media pas takimit të liderëve me presidenten Vjosa Osmani, lidhur me çështjen e zgjedhjeve. Lideri i kësaj partie ka thënë se data më e mirë për zgjedhjet është 21 dhjetori.
Ai ka bërë të ditur edhe se kjo parti do të jetë pjesë e zgjedhjeve, duke mos përjashtuar mundësinë që të bëjë koalicion.
‘’NISMA shkon drejt zgjedhjeve, qoftë përmes ndonjë koalicioni që ka aletrnativë serioze, qoftë ose pa te. NISMA do të jetë në zgjedhje. Data më e mirë është 21 dhjetor. Presim që me 21 dhjetor të shpallën zgjedhjet’’, ka deklaruar ai, përcjell Gazeta Express.
Ai ka thënë edhe se shpërndarja e Kuvendit tregon paaftësi e papjekuri se si ndërtohet shteti dhe se si funksionohet.
‘’Po përfundon ky cikël 9 mujor. Presidentja e ka shpërnda parlamentin. Besoj që është një lajm i keq për Kosovën. Tash 9 muaj Kosova, me këto forca politike, dhe me besimin që kanë dhanë forcat politike, kanë dëshmuar se nuk kanë kapacitet dhe pjekuri të mjaftueshme politike për të ndërtuar marrëveshje, për të përmbushur vullnetin e qytetarëve. Për t’i dhënë vendit institucionet.
Fatkeqësisht kjo ça ka ndodh sot, me shpërndarjen e kuvendit, tregon paaftësi, papjekuri dhe pa njohuri se si ndërtohet shteti, institucionet dhe si funksionohet. Shpresoj se qytetarët në zgjedhjet që vijnë do tu kërkojnë llogari përgjegjësve kryesorë të mos konstituimit të institucioneve të Kosovës. Fatkeqësisht për 9 muaj, me gjithë përpjekjet që ne kemi bërë, angazhimin dëshirën tonë, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, me një vit të humbur. Me shumë dëme për vendin. Si në planin ekonomik ashtu edhe politik. Porosia ime është që, qytetarët ti analizojnë mirë ça ka ndodhur këto 9 muaj.
Është koha për një lidership ndryshe, të pjekur, racional, alternativë që din dhe ka kapacitet të ndërtojë institucione. E cila ulet në tavolinë, trajton e bashkëbisedon temat me interes të vendit.
Edhe sot u bë një përpjekje, siç u tentuar ditët e fundit, dhe kur ju dalin juve ju flasin për buxhete për shanse të humbura, mos harroni përgjegjësit kryesor pse Kosova s’ka buxhet, pse sot punëtorët e organizatave buxhetore nuk kanë rroga, faji është te ta, te atyre të cilët kanë mundur që të paktën të ndërtojnë një qeveri të konsensusit’’, ka thënë ai.